Na ndiqni edhe në

Arkiv

Soni Malaj: Videoklipi i këngës “Të dua ty”, u bazua te historia e prindërve të mi

Soni Malaj: Videoklipi i këngës “Të dua ty”, u bazua
Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj ishte e ftuar sonte në emisionin “Soiree” të Jonida Shehut, në Top Channel. Ndërsa ndezi atmosferën duke kërcyer Vallen e Tropojës, këngëtarja ka rrëfyer se ku u inspirua për videoklipin e këngës “Të dua ty”, që nuk ka mbetur njeri pa  e kënduar dhe dashur.

Ajo u shpreh se,  kjo këngë u bazua te historia e prindërve të saj.

“Babai më ka shtyrë të këndoja balada. Videoklipi i baladës “Të dua ty” është bazuar te historia e prindërve të mi. Nismëtari që unë të merrja pjesë me këngën “Ndarja” në Top Fest, ishte im at, sepse unë doja të merrja pjesë me këngën “E vogla”. I dashuronte baladat  e mia dhe kur e shihja që i pëlqenin aq shumë, bëja gjithmonë  balada. Babai im ka qenë shumë romantik, i dërgonte kafen mamasë, lule, karta. Ma ka injektuar.”,- u shpreh Soni./K.C/dritare.net