
Skandali në Universitetin e Durrësit/ Studentët nuk njohin ata që kanë votuar
E Diel 12 Maj 2019, 21:09
Dritare.net

Tanimë, u vendos që një anëtarë të propozohet nga studentët me kushtin që të të jetë figurë publike dhe të ketë një karrierë të pastër në profesion.
Kjo procedurë ka përfunduar në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, ndërsa pas zgjedhjeve ku kanë votuar studentët janë shpallur fitues 3 kandidatë: Eda Noçka, Erinda Ndroqi dhe Etleva Leskaj.
Por, gazetarët e Dritare.net kanë shkuar në UAMD, dhe kanë pyetur studentët nëse i njohin këto figura, përgjigjet e tyre kanë qenë befasuese.
Shumica e studentëve jo që nuk i njohnin, por thonë që nuk kanë votuar fare.
Ndiqeni vdeon e realizuar nga gazetarët Isa Myzyraj dhe Daniel Muçaku./ Dritare.net

















