
Angela Merkel, shkolla e re në Kamëz që hap dyert në shtator për mbi 1,300 nxënës
E Premte 18 Korrik 2025, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale se në shtator do të hapë dyert shkolla e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz. Institucioni arsimor pritet të presë mbi 1,300 nxënës dhe është ndërtuar sipas standardeve europiane tashmë të përhapura gjerësisht në shkollat e reja të Bashkisë Kamëz dhe në afro 400 shkolla të reja në mbarë vendin.
Kryeministri e cilësoi këtë investim si pjesë e transformimit të sistemit arsimor dhe rritjes së cilësisë së infrastrukturës për nxënësit shqiptarë./L.F-dritare.net

















