
Rama për ndërtimet pa leje në Theth: Zinxhiri nuk ka funksionuar
E Premte 18 Korrik 2025, 11:11
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi debatet e fundit që pasuan aksionin e qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit. Nga Berati, ku mori pjesë në një takim me përfaqësues të industrisë së teknologjisë, Rama tha se zinxhiri institucional për ndalimin e këtyre ndërtimeve ka dështuar.
“Një strukturë e ka çuar rastin në Prokurori, por prokurorja e Shkodrës ka thënë ‘këtu s’ka probleme’. Kjo tregon se ndërtimi i një administrate funksionale, si në vendet e BE-së, ende kërkon kohë”, deklaroi Kryeministri.
Reagimi i tij vjen pas pakënaqësive të banorëve dhe pyetjeve publike pse ndërtimet u lejuan fillimisht dhe u ndëshkuan vetëm pas përfundimit./L.F-dritare.net

















