Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Siguria ushqimore, Rama: Ndëshkime të rrepta kush abuzon

Siguria ushqimore, Rama: Ndëshkime të rrepta kush abuzon
Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një konference për medie, ka folur për sigurinë ushqimore. Ndërkohë Rama është shprehur se, do të bëhen ndryshime në Kodin Penal për të hequr lirinë e kujtdo që abuzon duke dëmtuar shëndetin e njerëzve. Kryeministri ka reaguar edhe për deklaratat se 'Në Shqipëri hahet helm". Ai tha se, kjo është e pavërtetë. Rama thotë se, nëse ushqimet tona bujqësore do të ishin produkt i hormoneve do të ishte e pamundur që vendi të kishte këtë trend pozitiv të eksporteve dhe të kalohej filtri rigoroz i BE.

"Dëgjojmë të thuhet se në Shqipëri hahet helm, kjo është e pavërtetë, sikundër është e dhimbshme të ndëshkohet sipas këtij perceptimi që ushqehet edhe nga media, fermerët shqiptarë, sipërmarrësit që i janë kushtuar eksportit, që vitin e kaluar kanë eksportuar 300 mije tonë produkte shqiptare dhe nuk kanë marrë mbrapsht asnjë kamion. Nëse ushqimet tona bujqësore do të ishin produkt i hormoneve do të ishte e pamundur që vendi të kishte këtë trend pozitiv të eksporteve dhe të kalohej filtri rigoroz i BE. Kur policia bashkia nuk lejon të shesë në rrugë, është shumë e lehtë të thuash që po i heqin bukën e gojës, nuk është kaq e vështirë për të kuptuar se gjithë sa bëhet për të larguar ushqimin nga rruga, që nuk përmbushin standardet, therjen e mishit jashtë standardeve bëhet në emër të shëndetit. Kur sheh se si policia nuk lejon fshatarët të shesin në rrugë, por në emër të mbijetesës shitet një produkt i rrezikshëm. Së pari marrin pjesë në kërcënimin që i bëhet shëndetit dhe së dyti nuk e shtyjnë atë kategori që të futen në një sistem tjetër e të në fund të ditës të fitojnë edhe më shumë. S’ka më fute në shishe plastike e dil te rruga.

Masat dhe ndeshkimi

Janë mijëra inspektime, konsum i pafund energjie dhe stresi edhe për ata që janë në rregull, e kush është rezultati, ata që kanë hyrë në këtë fushë për të qenë në rregull, janë tërësisht në rregull, kurse ata që kanë hyrë për të bërë lojëra, vazhdojnë të bëjnë lojëra. Kjo është një beteje e ndryshme, më komplekse, por e ngjashme me beteja të tjera për rend e ligj, si në energji e me radhë, dhe vijmë te e njëjta pikë. Kush merr përsipër të cenojë një rend ligjor që garanton zhvillimin normal të një sektori do të përballet me konseguencat. Si mundet të jetë në legjislacion vdekja e provuar argumenti për të ndëshkuar, duhet të vdesë dikush, të provohet që vdiq nga ky produkt që pastaj ai që e tregton të ndëshkohet, është absurde, i përket një kohe të largët 20 e më shumë vjet.",-tha Rama./K.C/dritare.net