Si të kursejmë para? Katër këshilla nga eksperti i kursimeve Martin Lewis!
Dritare.net
Fillimisht merruni me borxhet
Nëse keni borxhe të shtrenjta, është më mirë që t'i paguani ato përpara se të kurseni. Nëse nuk keni asgjë tjetër përveç kësteve të shtëpisë, norma e interesit aty do të jetë më e lartë sesa përqindja e kursimeve tuaja, me siguri, kështu që më mirë konsideroni të bëni pagesa ekstra në këstet e shtëpisë, ose tre muaj pagesa faturash për detyrimet e shtëpisë përpara kohe.
Analizoni se çfarë shpenzoni
Uluni me faturat e kartës së kreditit dhe të gjitha faturat dhe kuponët e tjerë përpara. Sigurohuni që nuk po paguani për gjëra që nuk ju duhen. Kini mendjen dhe tek gjërat e vogla, 3£ kafe çdo ditë është 750£ në vit. Hapni një llogari kursimesh dhe sapo të paguheni kaloni direkt aty një pjesë. Kështu mësoni të disiplinoheni.
Shikoni për llogaritë e kursimit me normat më të mira
Bëni kërkime në shumë banka dhe në vende të tjera se ku janë normat më të mira të interesit, me kushtet më të mira. Banka të ndryshme ofrojnë norma të ndryshme dhe me kushte të ndryshme. Bëni sa më shumë pyetje dhe zgjidhni atë që ju përshtatet.
Kthejeni në një mendësi
Nëse mundeni të keni para dhe pas të gjitha shpenzimeve kryesore, atëherë ti keni të kursyera ato para në vend që ti harxhoni për gjëra të vogla që nuk ju duhen, është çështje ndryshimi mendësie. Disa njerëz pëlqejnë sfidat, disa taktikat interesante me skema të caktuara kursimesh. Bëni çdo gjë që mund t’ju fusë në këtë rrugë. Për më të rinjtë, nëse keni rritje rroge, ¼ e saj çojeni direkt në një llogari kursimi, sepse sapo mësohemi të harxhojmë më shumë para, është e vështirë të harxhojmë më pak. Dhe pse në fakt jemi në kohë të vështira për të kursyer sepse normat e interesit janë të ulëta, çdo gjë e cila funksionon për ju për t’ju bërë të kurseni, ja vlen./Burimi: The Guardian. Përshtati për Dritare net, Ada Shehu