Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shteti Bektashi, i dërguari i Trump në Tiranë: Respektojmë vendimin e shqiptarëve

Paolo Zampolli, i dërguari special i administratës amerikane për Partneritetet Globale, ndodhet në Tiranë, ku ka zhvilluar një seri takimesh me përfaqësues të politikës shqiptare dhe komunitetit bektashi.

Zampolli u takua fillimisht me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondin, në një vizitë ku në fokus ishte edhe bashkëpunimi për projektet e komunitetit bektashi, përfshirë një qendër të avancuar shëndetësore me mbështetje amerikane.

Vizita e tij vjen në një moment kur projekti për krijimin e një shteti sovran Bektashi në Tiranë ka rikthyer vëmendjen ndërkombëtare.

I pyetur nga gazetarët për këtë projekt, Zampolli tha se e kishte dëgjuar propozimin dhe se vendimi përfundimtar i takon shqiptarëve.

“Komuniteti ndërkombëtar e respekton vendimin e popullit shqiptar. Unë po mësoj nga ju dhe mendoj se populli shqiptar e dëshiron këtë; pra, është gjë e mirë nëse populli juaj e dëshiron”, u shpreh ai.

Kur u pyet se populli shqiptar ende nuk është shprehur për këtë çështje, i dërguari amerikan u përgjigj: “Pra, populli duhet të shprehet.”/L.F-dritare/net