Historia e Selam Allarajt, pastiçerit shqiptar që po ëmbëlson Venecian!
Dritare.net
Historia e Selamit nis ashtu si historia e shumë shqiptarëve. Mes djemve, burrave, grave dhe fëmijëve ishte dhe ai, që shkonte drejt “tokës së premtuar”. Selami mbërriti në Itali në moshën 20 vjeçare, pa ditur as të shkruajë e as të lexojë italisht, e vetmja që gjë që mbante fort pas vetes ishte ëndrra se një ditë do t’ia dilte. Lindur në një fshat të vogël në Veri të Shqipërisë, në një familje me 8 fëmijë nuk munguan peripecitë dhe tragjeditë familjare.
Kur ishte ende fëmijë humbi dy vëllezërit, plagë e cila sipas tij nuk u shërua kurrë.
Fëmijëria dhe adoleshenca kaluan për Selamin në fshat, mes punëve ku krijonte ëndrrën e largimit. E ardhmja e tij, padyshim nuk ishte aty.
Shkëndija e parë e dashurisë për gatimin lindi në po atë vend, në hijen e maleve, aromën e luleve, në tokën që e kishte rritur.
Asgjë nuk është e vështirë kur ëndrrat janë të mëdha, e ndaj ai nuk pushoi në asnjë moment, shtroi rrugën që sot e njeh si shefin e ëmbëlsirave, aty në qytetin e dashurisë, Venecian.
Libra, receta, teste dhe shumë punë, janë për Selamin sekreti i suksesit.
Duke u ndjerë krenar për arritjet e tij, ai nuk harron se në supe mban fatkeqësinë,vetminë dhe braktisjen por nuk është dorëzuar e as nuk do ta bëjë kurrë.
Recetat e tij të ëmbëlsirave kanë magji, përbërës sekret dhe gjithmonë diçka më tepër.
Për të çdo ëmbëlsirë është pikërisht një “vepër arti”./M.M-dritare.net