Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Soni Malaj dhe Flori Mumajesi: Pas 10 vitesh ka ardhur koha për një bashkëpunim të ri!

Soni Malaj dhe Flori Mumajesi: Pas 10 vitesh ka ardhur koha për një

Kanë kaluar 10 vite që nuk kishte asgjë që i bashkonte dy këngëtarët e njohur, Soni Malaj dhe Flori Mumajesi, por mësohet se tashmë ka ardhur bashkëpunimi i tyre i radhës. “Fluturimi 3470” kishte mbetur kujtimi i fundit nga Flori dhe Soni, deri ditën e diel ku dyshja “shokoi” ekranin. Soni Malaj prezantoi këngën e saj pjesëmarrëse në “Kënga Magjike” të këtij viti. Teksa vlerësoi punën e ish-partnerit të saj si kantautor, këngëtarja u shpreh se balada iu propozua nga vetë Flori Mumajesi dhe u mirëprit nga publiku. Ky rikthim i Soni Malajt dhe Flori Mumajesit mund të quhet një ngjarje me rëndësi, nga ana tjetër kjo ndodh menjëherë pas lajmit se Soni Malaj dhe Klevi nuk janë në ditet më të mira të dashurisë së tyre./dritare.net