Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestohet sot në Hagë/ Rama: Me zemër e mendje jam edhe unë atje komandant!

Protestohet sot në Hagë/ Rama: Me zemër e mendje jam edhe

Në Hagë po mbahet sot një protestë e madhe në mbështetje të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale. Qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora janë mbledhur përpara objektit të gjykatës, duke kërkuar lirimin e tyre dhe duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë.

Tubimi është shoqëruar me flamuj kombëtarë, pankarta e thirrje për drejtësi, ndërsa organizatorët kanë thënë se do të vazhdojnë të ngrejnë zërin deri në çlirimin e plotë të ish-komandantëve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë edhe një video nga mbledhja e protestuesve në Hagë. Ai shkruan:

Rama: “LIRIA KA EMËR
Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant.
LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!"

Protesta në Hagë vjen në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon, duke ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe politikën shqiptare e kosovare./K.C/dritare.net