
Tirana në festë! Vallëzim modern në 10 hapësira publike, me ftesë nga Angjelin Preljocaj
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me ftesën e koreografit me famë botërore, shqiptaro-francezit Angjelin Preljocaj, për t’u bërë pjesë e një ngjarjeje unike kulturore në kryeqytet.
“Mirëmëngjes me ftesën e vetë yllit botëror të koreografisë, shqiptaro-francezit Angjelin Preljocaj, për të marrë pjesë në një festë të vërtetë të vallëzimit modern, në 10 hapësira publike surprizë të kryeqytetit, nga 9 – 25 tetor,” shkruan Rama në postimin e tij.
Nga 9 deri më 25 tetor, Tirana do të shndërrohet në një skenë të hapur arti, ku 10 hapësira publike surprizë do të mbushen me performanca të vallëzimit modern. Ky festival sjell energjinë, ritmin dhe kreativitetin në çdo cep të qytetit, duke e kthyer përditshmërinë urbane në një festë të gjallë.
Ftesa e Preljocaj është një moment i veçantë për kulturën shqiptare, pasi mjeshtri i koreografisë me karrierë ndërkombëtare e vendos Tiranën në qendër të hartës së eventeve artistike./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















