
Kampioni i boksit Ricky Hatton gjendet i pajetë në shtëpi
Dritare.net
Legjenda britanike e boksit, Ricky Hatton, është gjetur i pajetë në banesën e tij, në moshën 46-vjeçare. Lajmi ka tronditur botën e sportit dhe mijëra tifozë që e kanë ndjekur karrierën e tij të jashtëzakonshme në ring.
Hatton ka qenë një nga figurat më të dashura të boksit britanik, i njohur për stilin e tij agresiv dhe shpirtin luftarak. Ai fitoi disa tituj botërorë gjatë karrierës së tij, duke u përballur me emra të mëdhenj si Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao.
Përveç suksesit në ring, Ricky Hatton u vlerësua edhe për lidhjen e fortë që kishte me tifozët, duke u konsideruar shpesh si një "hero i popullit".
Autoritetet britanike nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e vdekjes së tij.
Lajmi ka sjellë reagime të shumta nga sportistë dhe personalitete të njohura, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen dhe miqtë e tij./K.C/dritare.net

















