
1 Qershori, Fatma Haxhialiu: Dëshira ime është të bëhemi bashkë dhe të kërkojmë nga shteti dënim maksimal për pedofilët!
Dritare.net
Sot është 1 Qershori, Dita Botërore e Fëmijëve.
Këtë ditë, moderatoeja Fatma Haxhialiu, ka zgjedhur t’ja kushtojë fëmijërisë së vjedhur. Fëmijëve që janë viktima të përdhunimit.
Përmes një postimi në Instagram, ajo shkruan se këtë 1 Qershor, ka vetëm një dëshirë, të bëhemi të gjithë bashkë dhe të kërkojmë nga shteti dënim maksimal për pedofilët.
“Kete 1-Qershor dua t'ja kushtoj femijerise se vjedhur...
Te gjithe femijeve, viktima te perdhunimit.
Te gjithe femijeve, qe i kemi vrare dy a mos me shume here, njehere dhunuesi, nje here tjeter familja e shurdhet dhe e verber, ose indiferente, njehere ne si shoqeri paragjykuese, injorante dhe bullizuese dhe pastaj SHTETI DHE LIGJI!
A e dini se pedofilia ne kete vend denohet VTEM ME 4 VITE BURG?!!!!!!
Gezuar 1- Qershorin edhe pse femijerine jua vodhen pabesisht, edhe pse nuk keni arsye per te festuar, edhe pse u desh te rriteshit para kohe e te perballeshit me turpe e faje qe nuk i bete kurre...
Gezuar 1-Qershorin edhe pse dhunuesin tuaj e shikoni cdo dite, vazhdoni te keni frike prej tij dhe kujtdo tjeter, gezuar edhe pse ju kemi zhgenjyer dhe lene vetem, gezuar te dashur femije, gezuar 1-Qershorin tuaj PA FESTE!
Kete 1-Qershor kam vetem nje deshire, te behemi bashke dhe te kerkojme nga shteti DENIM MAKSIMAL PER PEDOFILET!”, shkruan ajo./E.B-dritare.net

















