Shqetësim në Vatikan, Papa Leone XIV do t’i nënshtrohet një operacioni
Dritare.net

Papa Leone XIV ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët në vijim, për heqjen e një noduli të zbuluar në mushkëri gjatë kontrolleve mjekësore.
Lajmin e bëri të ditur vetë Ati i Shenjtë të dielën, pas lutjes së Engjëllit të Zotit (Angelus), në Vatikan. Sipas tij, noduli është zbuluar në një fazë shumë të hershme dhe është i lokalizuar qartë.
Pas konsultimeve mjekësore, specialistët kanë rekomanduar ndërhyrjen kirurgjikale, këshillë të cilën Papa ka vendosur ta ndjekë.
Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi natyrën e nodulit apo kohëzgjatjen e rikuperimit. Zbulimi i tij në një fazë të hershme është një element i rëndësishëm, por nuk është dhënë një diagnozë e mëtejshme.
Papa Leone XIV falënderoi besimtarët për afërsinë shpirtërore dhe u kërkoi të luten për të përpara ndërhyrjes./dritare.net