Shpërthim i fuqishëm në Elbasan, humb jetën një 83-vjeçare! Tetë persona të asfiksuar
Dritare.net

Një shpërthim i fuqishëm në një apartament në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar vdekjen e një gruaje 83-vjeçare dhe ka lënë të asfiksuar tetë persona të tjerë.
Viktima banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi shpërthimi. Sipas informacioneve paraprake, tetë personat e asfiksuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në ndërtesë, duke shembur muret e apartamentit, një pjesë të shkallëve, si dhe tarracën e pallatit.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e emergjencës, të cilat nisën evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.
Pallati është evakuuar plotësisht, ndërsa pritet ende ndërhyrja në apartamentin ku ndodhi shpërthimi.
Autoritetet vijojnë punën për vlerësimin e dëmeve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes tragjike. Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta./dritare.net