
Shqipëria do të ketë 15 bashki më pak. Pas një debati maratonë prej 14 orësh, mes tensionesh dhe përplasjesh, Kuvendi miratoi pak pas mesnate reformën e re territoriale.
Me 85 vota pro, socialistët i hapën rrugën hartës së re të vendit, e cila e çon numrin e bashkive nga 61 në 46. Kjo vjen 11 vite pas ndarjes së fundit territoriale.
Bashkitë që shkrihen dhe nuk do të ekzistojnë më si njësi më vete janë:
Maliq, Dimal, Cërrik, Divjakë, Përrenjas, Patos, Belsh, Rrogozhinë, Klos, Selenicë, Poliçan, Memaliaj, Fushë-Arrëz, Këlcyrë dhe Libohovë./dritare.net