
Shkon në motel me një grua, 72-vjeçari ndërron jetë në dhomë!
E Enjte 9 Janar 2020, 12:12
Dritare.net

Mediat kosovare shkruajnë se një 72-vjeçar, kishte shkuar në një motel me një femër, por ai ka ndërruar jetë ndërsa femra është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia është vënë në ndjekje të femrës ende të paidentifikuar.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72-vjeçar në një motel. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit./ I.M-Dritare.net

















