Na ndiqni edhe në

Arkiv

Shifrat/ Shihni sa janë rritur të ardhurat e influencuesve të rrjeteve sociale, vitet e fundit!

Shifrat/ Shihni sa janë rritur të ardhurat e influencuesve të
Paratë e bëra nga ndikuesit e medieve sociale janë rritur shumë në vitet e fundit, sipas një raporti të ri.

Kompania e marketingut Izea zbuloi që çmimi mesatar i një fotografie të sponsorizuar në Instagram është ngritur nga 134 dollarë në vitin 2014, në 1.642 dollarë në 2019-ën. Markat duket se janë të gatshme të paguajnë shuma për të sponsorizuar postime, video, story dhe blogje.

Raporti shikonte përmbajtjen e sponsorizuar në Facebook, YouTube, Instagram dhe blogje, duke ekzaminuar normat nga 2014 deri në 2019.

Nga mikrondikuesit, njerëz me më pak se 100,000 ndjekës, e deri te të famshmit, u zbulua se ata fitonin shuma të majme parash nga postimet.

-Kostoja mesatare për një foto të sponsorizuar në Instagram është rritur 44%,  nga 2018 në 2019-ën.

-Për një postim të sponsorizuar në blog, çmimi është rritur nga 7.39 dollarë në 2006 në 1,442 dollarë në 2019.

Videot në YouTube kapin tarifat më të larta, katër herë më shumë se forma tjetër e çmimit më të lartë të përmbajtjes së sponsorizuar, nga 420 dollarë në vitin 2014 në 6.700 dollarë në 2019-ën.

-Një update i statusit në Facebook është rritur nga 8 dollarë, në vitin 2014, në 395 dollarë në vitin 2019.

-Një postim në Twitter është rritur nga 29 dollarë në vitin 2014, në 422 dollarë në vitin 2019.

Postimet në blogje janë rritur nga 407 dollarë në 1,442 dollarë, informon dritare.net

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz bashkohen për t'u bërë ndikues të mediave sociale, industria ka fituar më shumë kontroll nga rregullatorët.

Muajin e kaluar, tre influencues patën postime në Instagram, që reklamonin produkte diete të ndaluara nga Autoriteti i Standardeve të Reklamimit dhe i quajtën ata "të papërgjegjshëm".

Hulumtimi tregon se postimet e sponsorizuara nga influencuesit u rritën me 150% në vitin e fundit, me përdorimin e hashtageve #ad.

Markat do të rritin shpenzimet e tyre për marketing influencues në vitin 2020, duke e bërë atë një industri prej 10 bilionë dollarësh./K.C/dritare.net