
“Sherri”/ Sylvester Stallone u përpoq ta joshte Princeshë Dianën, por “fitoi” Richard Gere
Dritare.net

Gjatë një darke në vitin 1993, ku prezentë ishin njerëz të famshëm e të pasur, John sjell në kujtesë veprimet e Gere dhe Stallones. Të dy meshkujt e famshëm duket se kishin interes ndaj Lady D, e cila u divorcua një vit më vonë, informon dritare.net
Këngëtari i njohur shkruan në librin e tij autobiografik, se Richard Gere dhe Diana dukeshin shumë të përfshirë nga biseda mes tyre, aq sa u tërhoqën mënjanë. Dhe kjo e kishte “tërbuar” Stallonen, i cili gjatë darkës “po luftonte” për të marrë vëmendjen e Princeshës.
Pasi ishte larguar nga festa në mënyrë demonstrative, dukshëm i acaruar, Stallone kishte thënë më zë të lartë:
“Nuk do të kisha ardhur kurrë, nëse do ta dija se “Princi i kaltër” (referuar Gere) do të ishte këtu”, kujton Elton John. Pastaj aktori i famshëm kishte shtuar: “Nëse do ta doja, do ta kisha bërë për vete”, për Dianën.
Ndërkohë që Sylvester ishte larguar, Diana dhe Richard Gere vijonin bisedën mes tyre. Ajo dukej shumë e qetë, tregon më tej John, i cili ka qenë mik i ngushtë i Lady D./dritare.net/ Përshtati:J.H

















