Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shenjat e horoskopit që harrojnë gjithmonë gjithçka

Shenjat e horoskopit që harrojnë gjithmonë gjithçka
Harroni gjithmonë ku e keni lënë telefonin, portofolin apo diçka tjetër? Harroni edhe takimet që keni lënë me miqtë? Jeni pjese e shenjave astrologjike që harrojnë gjithmonë çdo gjë.

Binjakët.  Kjo shenjë vazhdimisht harron gjithçka. Personat e kësaj shenje nuk arrijnë dot t’i mbajnë mend edhe gjërat më elementare. Më mirë mos ju jepni detyra me rëndësi sepse mund të shkatërrojnë çdo gjë. Sipas Dritare.net, binjakët nuk janë persona të besueshëm.

Peshorja. Ata nuk i mbajnë mend aspak se ku i kanë lënë çelësat e shtëpisë apo të makinës dhe nuk arrijnë dot të vendosin pak rregull që ta ndreqin këtë problem. Nga ana tjetër peshoret harrojnë edhe oraret e takimeve dhe asnjëherë nuk shkojnë në kohë. Edhe pse mundohen të gjejnë mënyra si të mbajnë mend më shumë, ata nuk ja dalin dot.

Ujori. Personat e kësaj shenje nuk mbajnë mend as ditëlindjet apo datat e rëndësishme. Historia për shembull në shkollë ka qenë torturë për ta. Nëse një familjar apo një mik humbet gjithçka është e kotë t’i pyesë sepse ata as nuk mbajnë mend ndonjë detaj. Epo kur nuk mbajnë mend gjërat e tyre, imagjinoni ato të të tjerëve. /A.S-Dritare.net