Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Tatuazhet më të bukura për çdo shenjë astrologjike

Tatuazhet më të bukura për çdo shenjë astrologjike

Besoni shumë tek horoskopi dhe jeni në kërkim të një tatuazhi që ju përshtatet me shenjën tuaj? Frymëzohuni nga këto ide sepse ka për të gjitha shijet.

Dashi. Nëse energjia dhe forca janë karakteristikat që ju përfaqësojnë, tatuazhet e krahëve janë ato që do ju bëjnë të bini më në sy. Me ane të tyre do pohoni edhe karakterin kurajoz dhe impulsiv.

Demi. Juve ju pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe adhuroni qetësinë. Edhe tatuazhi duhet ta reflektojë këtë gjë kështu që mund të zgjidhni vizatime grafike apo natyrale.

Binjakët. Në kërkim të përhershëm të identitetit, ju jeni persona shumë kureshtarë. Kjo duhet të pasqyrohet edhe nëpër tatuazhe.

Gaforrja. Imagjinata, kreativiteti dhe romantizmi janë pjesë e personalitetit tuaj. Tatuazhi juaj duhet të jetë delikat, diskret dhe femëror.

Luani. Pamja juaj është gjithmonë e përkujdesur dhe nuk doni t’i bëni asnjëherë gjërat përgjysmë. Ashtu si ju edhe tatuazhet do tërheqin vëmendjen dhe nuk do lënë askënd indiferent.

Virgjëresha. Delikatesa dhe saktësia ju karakterizon përherë, prandaj këto tatuazhe ju përshtaten më së miri.

Peshorja. Ju jeni gjithë kohës në kërkim të qëndrueshmërisë dhe tatuazhi duhet të përfaqësojë dëshirën e madhe që keni për ekuilibër.

Akrepi. Pasionantë, të ndjeshëm dhe misteriozë. Këto janë fjalët që ju përshkruajnë më së miri dhe në bazë të tyre do zgjidhet edhe tatuazhi.

Shigjetari. Duke qenë se shenja juaj përfaqësohet nga një centaur me një shigjetë në dorë, kjo gjë simbolizon detyrën që ka çdo qenie njerëzore për të zbuluar misteret e qiellit dhe të panjohurën. Tatuazhet duhet të përfaqësojnë këtë liri që keni dhe dëshirën e madhe për aventura.

Bricjapi. Ju jeni të matur dhe konservatorë kështu që edhe tatuazhi duhet të jetë sa më i thjeshtë.

Ujori. Duke qenë antikonformistë dhe shpirtra të lirë, edhe tatuazhi duhet të përfaqësojë individualizmin dhe pavarësinë që keni.

Peshqit. Për ju më të përshtatshmet janë tatuazhet minimaliste dhe të thjeshta. /A.S-Dritare.net