Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

3 shenjat e horoskopit, që kanë më shumë rrezik të divorcohen

3 shenjat e horoskopit, që kanë më shumë rrezik të

Në përgjithësi, ceremonia e martesës ka të bëjë më betimin për dashuri e besnikëri ‘’derisa vdekja të na ndajë’’, por jo të gjithë çiftet arrijnë ta mbajnë këtë premtim. Disa nuk ja dalin dot edhe pse mundohen. A e dini se personat që divorcohen zakonisht ju përkasin më shumë këtyre tre shenjave astrologjike? Zbulojeni cilat janë ato!

Dashi. Personat e kësaj shenje janë impulsivë dhe kanë nevojë ta dominojnë marrëdhënien. Me iniciativën e tyre apo të bashkëshortit, dashët kanë më shumë tendencë të ndahen. Zakonisht vendimi merret në impulsivitet e sipër e më pas pendohen shumë. Ka raste që është partneri ai që nuk duron më të ketë një ‘’shef’’ mbi kokë që t’i tregojë çfarë të bëjë dhe të vendosë për gjithçka.

Luani. Zakonisht, personat e kësaj shenje janë besnikë e të ndershëm në një marrëdhënie, por ka raste kur nuk bëjnë shumë përpjekje për ta çuar më tej lidhjen. Ata bëhen përtacë dhe pa dëshirë për të bërë asgjë. Duke u treguar kështu martesa nuk reziston gjatë dhe ata divorcohen.

Peshorja. Pavarësisht se konsiderohen si të qëndrueshmit e zodiakut, personat e kësaj shenje janë më të destinuar për t’u ndarë. Ata mundohen të krijojnë ërherë një ambient harmonik përreth vetes, por kur shohin që nuk ia arrijnë dot lënë cdo gjë dhe shohin dicka tjetër. /A.S-Dritare.net