Na ndiqni edhe në

Shëndet

Zbulohet lidhja mes tatuazheve dhe kancerit!

Zbulohet lidhja mes tatuazheve dhe kancerit!

Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS) ka zbuluar se boja e përdorur për tatuazhe depërton thellë në organizëm, duke arritur sistemin imunitar dhe duke u grumbulluar në nyjet limfatike për shumë vite.

Hulumtimi u krye nga një ekip zviceran i udhëhequr nga profesori Santiago F. González. Sipas shkencëtarëve, pak orë pas realizimit të një tatuazhi, grimcat e bojës lëvizin përmes sistemit limfatik dhe përqendrohen në linfonode, organe kyçe për funksionimin e sistemit imunitar.

Ky akumulim lidhet me procese inflamatore kronike, të cilat, sipas autorëve të studimit, mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë edhe forma të caktuara të tumoreve. Sidoqoftë, studiuesit theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar plotësisht shkkallën e rrezikut dhe ndikimin afatgjatë në shëndet.

Zbulimi është cilësuar si “inovativ” dhe ka ngjallur debat në komunitetin shkencor dhe në publik, veçanërisht për ata që kanë bërë ose planifikojnë të bëjnë tatuazhe. Ekspertët këshillojnë që çdo person që vendos të bëjë një tatuazh të informohet mirë mbi përbërësit e bojës dhe të zgjedhë vetëm studio të certifikuara dhe profesionale./L.F-dritare.net