Na ndiqni edhe në

Shëndet

Sa duhet ta keni tensionin sipas moshës që keni! Flet mjekja!

Sa duhet ta keni tensionin sipas moshës që keni! Flet mjekja!

Mjekja kardiologe Ëngjëllushe Hasani e ftuar në emisionin Dritarja e Doktorit tregoi se cilat janë vlerat e tensionit, që konsiderohen normale, në bazë të sëmundjeve shoqëruese që një njeri ka. Shifrat standarde ose e mesmja e artë është 110 me 70, por tensioni mund të lëvizë sipas sëmundjeve që një pacient ka.

“Tensioni është sëmundje pa shenja. Jo më kot quhet vrasësi i heshtur. Duke mos ndjerë se çfarë po ndodh me trupin tënd, çdo kush mund të mendojë që është i shëndetshëm. Është aq i rëndësishëm mjekimi i tensionit aq sa rreth 30 vjet më herët profesorë të njohur e kanë konsideruar tensionin si një problem global dhe bënin thirrje të gjithë qeveritë e vendit të bashkohen në luftën kundër tensionit, siç bashkohen në luftën kundër sëmundjeve infektive.

Shenjat kryesore janë dhimbje pas koke, marrje mendësh, errësim të syve por kjo është shumë subjektive. Mund të mos i kesh këto shenja dhe mund të kesh tension. E vetmja gjë e vërteton është matja. Standardi i artë është 110 me 70. Të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, duhet ta kenë 120 me 70. Ato që vuajnë nga diabeti duhet ta kenë tensionin poshtë vlerave 130 me 80. Ne konsiderojmë normal të lartë 140 me 90”, u shpreh mjekja kardiologë Ëngjëllushe Hasani./L.F-dritare.net