Shën Mëria, besimtarët kremtojnë sot një nga festat më të rëndësishme fetare
Dritare.net

Sot, më 15 gusht, besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë festën e Shën Mërisë, një prej ditëve më të rëndësishme të kalendarit të krishterë.
Në Shqipëri, kjo ditë shoqërohet me pelegrinazhe dhe vizita në kisha e vende të shenjta, ku besimtarët luten për shëndet, paqe dhe mbarësi për familjet e tyre.
Një ndër vendet më të vizituara është Kisha e Shna Ndout në Laç, ndërsa pelegrinazhe zhvillohen edhe në shumë kisha të tjera në të gjithë vendin.
Festa e Shën Mërisë, e njohur në traditën e krishterë si Fjetja e Shën Mërisë, lidhet me përkujtimin e Virgjëreshës Mari dhe për shumë familje shqiptare është edhe një ditë bashkimi, tradite dhe reflektimi.
Në këtë ditë, urimet përcillen për shëndet, paqe dhe begati, ndërsa shumë familje mblidhen së bashku për të respektuar traditat e trashëguara brez pas brezi.
Gëzuar Shën Mërinë të gjithë besimtarëve!/dritare.net