Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sëmundja e rëndë e alzajmerit, dhe ilaçet që nuk rimbursohen

Sëmundja e rëndë e alzajmerit, dhe ilaçet që nuk
Alzajmeri është një sëmundje e cila shkakton probleme të shumta shëndetësore, dhe për pasojë kostot e ilaçeve variojnë 50-70 euro në muaj për një pacient që vuan nga kjo sëmundje.

Por përtej problemeve të shumta shëndetësore, dhe kostos së lartë të ilaçeve, pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje në Shqipëri nuk përfitojnë nga rimbursimi i ilaçeve.

Mjekët specialistë deklarojnë për “Vizion Plus” se alzajmeri është një sëmundje e cila nuk kurohet, por përmes ilaçeve mund të ngadalësohet përhapja e sëmundjes.

“Në fazat e hershme të alzajmerit, pacientëve u këshillohet që të kryejnë ushtrime matematikore, të lexojnë në vazhdimësi, të plotësojnë fjalëkryqe në mënyrë që të mbajnë trurin sa më të aktivizuar”,-shprehet mjekja neurologe Entea Basha.

5-7% e popullsisë në vendin tonë rrezikohet të preket nga kjo sëmundje. Trashëgimia është një nga faktorët kryesorë të kësaj sëmundje, por edhe faktorët social ndikojnë në të.

Shenjat e para të sëmundjes janë humbja e kujtesës, harresa e emrave të jetës së përditshme.

Nga momenti i diagnostifikimit me këtë sëmundje, jetëgjatësia e një pacienti është 5 deri në 9 vite./ I.M-Dritare.net