Përbërësit:
1 lakër e bardhë (e vogël)
4 karota
2 kokrra piper jeshil
2 kokrra piper të kuq
Limon
Selino
Uthull
Kripë
Përgatitja:
Pasi kemi pastruar lakrën e bardhë, fillojmë e grijmë me rende shumë hollë.
Më pas copëtojmë imët kokrrat e piperit jeshil dhe të kuq.
Selinon e presim në të njëjtën mënyrë siç presim majdanozin.
Me anë të një grirësje, karotat i grijmë në rende.
I shtojmë të gjithë këto përbërës në një enë të madhe dhe hedhim mbi to uthullën, kripën dhe limonin.
I përziejmë me lugë ose me dorë (sipas dëshirës).
Kjo sallatë dimërore mund të përgatitet dhe të mbahet në frigorifer për një javë rresht./shije.al