Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Digjet tregu i ri i fruta –perimeve në Lushnjë!

Digjet tregu i ri i fruta –perimeve në Lushnjë!

Digjet pjesërisht tregu i fruta perimeve me pakicë në qytetin e Lushnjës. Zjarri ka rënë rreth orës 3.30 minuta në pjesën fundore të tregut. Banorët e zonës kanë njoftuar zjarrfikëset dhe policinë të cilat kanë bërë të mundur izolimin e vatrës duke shmangur djegien totale të tregut pasi mbulesa e stabilimentit është plastikë.


Janë rreth 25 tregtarë ambulantë të cilëve nuk u ka ngelur asgjë nga produktet që kishin në tezga, të cilat janë të stacionuara brenda tregut, pasi tregu ruhet me roje fizikë dhe survejohet me kamera sigurie. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit të cilat dyshohet se janë të qëllimshme.


Kamera e survejimit është vetëm 3 metra lart pjesës së djegur nuk ka filmuar asgjë pasi tregtarët përdorin çadra brenda tregut apo dhe mbulesa të tjera për të ruajtur mallin në ditë me reshje dhe diell. Struktura e tregut është tepër e lartë dhe çadrat mbrojtëse lanë qenë poshtë mbulesës duke mos lejuar fiksimin e autorit apo autorëve të vënies së zjarrit.