Turi Çiklistik! Bllokohet pranë Fushë-Milotit autostrada Tiranë–Shkodër!
E Martë 19 Maj 2026, 11:11
Dritare.net

Kjo është situata aktuale këtë mesditë në autostradën Tiranë–Shkodër. Aktualisht, rruga është e bllokuar pranë Fushë-Milotit për shkak të Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë 2026. Bllokimi ishte njoftuar të niste në orën 12:00, me nisjen e çiklistëve, por policia vendosi bllokadën që në orën 11:30.
Pamjet e Dritare TV tregojnë vargun e gjatë të makinave të bllokuara, të cilat sa vijnë e shtohen.
Ndërkohë, në autostradë po ndodhin manovra shumë të rrezikshme. Makinat e bllokuara po kthehen në kundravajtje, duke rrezikuar përplasjen me automjetet që vijnë nga Miloti.