Rudina Xhunga pyet kryeministrin: Rama ndërkombëtar a e njeh Shqipërinë e përditshme?
Dritare.net

“Edi Rama ndërkombëtar a e njeh Shqipërinë e përditshme?”, e pyeti gazetarja Rudina Xhunga kryeministrin Edi Rama në një intervistë maratonë me 300 pyetje. Ja përgjigja e kryeministrit Edi Rama:
“Unë Shqipërinë e përditshme e njoh më mirë se të gjithë dhe po të jap një shembull. Përpara disa kohësh po flisja me njërin nga çunat që rrinë me mua domethënë të truprojës edhe më thotë që për punën e makinës dhe mi solli të gjitha të këtij rrugëtimi tim, 1.6 milion km nëpër Shqipëri. Unë. Të bësh 1.6 milion km nëpër Shqipëri si kryetar i opozitës dhe si kryetar i qeverisë do të thotë që të kesh një njohje goxha të thellë të Shqipërisë. Pra në këtë pikë tek njohja e Shqipërisë, tek njohja e realitetit të njerëzve, tek çfarë njerëzit ndjejnë dhe si i përjetojnë gjërat, unë nuk ia lë njeriu vendin e pare”.
Intervista vjen si një bashkëpunim mes podkastit “Flasim” të kryeministrit Rama dhe emisionit “Shqip” të Rudina Xhungës në DritareTV. Këtë herë rolet përmbysen: në studion e podkastit, nuk është Edi Rama ai që drejton bisedën, por Rudina Xhunga, e cila e vendos përballë rreth 300 pyetjeve. Së shpejti në Dritare TV.