Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rozana Radi: Nuk jam në asnjë video, mos ma njollosni emrin

Rozana Radi: Nuk jam në asnjë video, mos ma njollosni emrin

Rozana Radi ka reaguar pasi emri i saj u përmend në aludimet për video intime në rrjetet sociale. Këngëtarja ka mohuar çdo lidhje me videot për të cilat po diskutohet dhe ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj kujtdo që cenon emrin, imazhin apo reputacionin e saj përmes shpifjeve. Ajo u ka bërë thirrje ndjekësve të mos përhapin pretendime të pabazuara që prekin dinjitetin e njerëzve.

Postimi i plotë:

“Po përpiqeni në të gjitha mënyrat të bëni pis emrin e shumë njerëzve. Për mua, kjo mbaron këtu.

Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë.

Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet.

Kam familjen time, kam partnerin tim në krah dhe kam një jetë timen. Ju lutem, mos e përdorni dhe mos e njollosni emrin tim pa asnjë bazë.

Dhe ju lutem shumë, kërkoj bashkëpunimin e të gjitha vajzave, grave dhe burrave: mos i jepni zë kësaj maskarade të poshtër që po ndodh në rrjetet shqiptare. Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë diçkaje që prek dinjitetin dhe emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj.

Nëse kjo vazhdon, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore që më takojnë. Nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia.

Rozana Radi”, shkruan Rozana./K.C/dritare.net

Rozana Radi: Nuk jam në asnjë video, mos ma njollosni emrin