
Rita Lati rrëfen se është në një lidhje të re, ja me kë është dashuruar
E Premte 3 Shkurt 2017, 20:08
Dritare.net

“Është dikush, ka thënë ajo, që më mbush shpirtin me përkujdesjet e tij”.
“Unë e kam mendjen te Roza, ajo është parësorja tani”, ka thënë Rita, duke shtuar që nuk mendon shumë për të ardhmen e largët. “Kur të plakem do shkoj në azil. Do gjej plakun më të bukur atje dhe do i them je imi”, ka thënë ajo mes humorit.
Rita ka treguar sesi Roza mori vendimin për të jetuar vetëm dhe që kjo i ka bërë mirë marrëdhënies mes tyre. “Unë shkoj nga Roza dy javë, Roza vjen te unë, por duhemi më shumë kështu, nuk zihemi kurrë”, ka vazhduar ajo me humor.
Për të bijën ka thënë, që ka marrë nga ajo humorin, ndërsa nga i ati karakterin e fortë, për të realizuar çdo gjë në perfeksion.

















