Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rikthehen vajzat e arta/ 5 supermodelet pushtojnë Javën e Modës në Milano

Rikthehen vajzat e arta/ 5 supermodelet pushtojnë Javën e Modës
Supermodelet Carla Bruni, Claudia Schiffer, Naomi Campbell, Cindy Crawford, Helena Christensen u rikthyen në pasarelë në Javën e Modës në Milano. Në përkujtim të 20 vjetorit të vdekjes së dizajnerit të famshëm Gianni Versace, motra e tij Donatella Versace risolli në pasarelë modelet, që ai i bëri të famshme.

Shfaqja e Versace Pranverë- Verë 2018 u hap nga modelet që mbretërojnë aktualisht në pasrela, Kendall Jenner dhe motrat Bella dhe Gigi Hadid. Po ashtu nuk mungoi as vajza adoleshente e Cindy Crawford .

Sfilata u mbyll nga supermodelet e viteve 1990, tashmë në moshë, por që nuk e kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm./L.P./Dritare.net