
Renato Mekolli zbulon emisionin e ri pas Hell's Kitchen
Dritare.net

Por nëse mendoni se do të presim sezonin tjetër për ta parë Renaton përsëri në tv, e keni gabim.
Në një shkrim të publikuar në webin e tij, shef Renato, ka thënë se se shpejti do të sjellë një emision të ri gatimi me fëmijët.
“Unë do të rikthehem përsëri shumë shpejt me ju, me një emision tërësisht ndryshe, një emision që gjithashtu kam dashur dhe kam mbështetur idenë që ta bëj gjithmonë; një emision gatimi me fëmijë, për fëmijë.”-shkruan Renato.
“Ky emision do të na dhurojë të gjithëve paqen, energjinë, sinqeritetin dhe dashurinë që vetëm fëmijët dinë të na dhurojnë. Çdo gjë nëpërmjet pasionit që na ngre të gjithëve peshë: gatimit.”-vazhdon ai.
Renato ka folur edhe për “Hells’s Kithchen 2”.
“Hell’s Kitchen 2 po vjen me një studio gjigande e me një skenografi moderne, ashtu siç vërtetë e meriton ky reality shoë.”-shkruan Renato./ I.M-Dritare.net

















