Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Reforma Zgjedhore, Basha: Mandatojmë Bylykbashin dhe Vasilin për dakordësim me palën tjetër

Reforma Zgjedhore, Basha: Mandatojmë Bylykbashin dhe Vasilin për
Pas takimit me aleatët dhe me kryetaren LSI, Monika Kryemadhi dhe nënkryetarin Petrit Vasili, për Reformën Zgjedhore, kreu i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një prononcim për mediet.

Basha tha se Reforma Zgjedhore, është kusht i Bundestagut, dhe i bëri thirrje palës tjetër të mos e vonojë asnjë minutë. Basha tha se kanë mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore.

“Prej muajit tetor kemi insistuar në një mekanizëm transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore. Prej shtatorit është kusht i Bundestagut. 4 muaj është zvarritur, mungesë vullneti nga pala tjetër. Rikonfirmojmë qëndrimin për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore, duke i qëndruar pikave të tetorit.

Falënderoj faktorin ndërkombëtar, për ndihmën e jashtëzakonshme që kanë dhënë për të shtyrë drejt një produkti që është vonuar katër muaj dhe s’duhet të vonohet më. I bëj thirrje palës tjetër të mos vonojë më asnjë çast për t’i dhënë shqiptarëve Reformën Zgjedhore. Nuk ka tryezë nga komisioni i posaçëm. Ne, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, kemi mundësuar një proces, ku të dakordohen mbi propozimin tonë të tetorit. Çdo vendim me konsensus dhe transparencë totale”, tha Basha./E.B-dritare.net