Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ramush Haradinaj vazhdon ta godas projektin e Thaçit dhe Ramës për ndarjen e Kosovës

Ramush Haradinaj vazhdon ta godas projektin e Thaçit dhe Ramës
Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për BBC, derisa po qëndronte në Londër, është pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Haradinaj ka kundërshtuar mundësinë e jetësimit të diçkaje të tillë, duke thënë se lojërat me territore ishin arsyeja kryesore pse Ballkani kishte kaluar nëpër disa lufta.Haradinaj është i sigurt se paqen me Serbinë nuk do ta vë duke bërë pjesë të diskutimeve territoret.“Paqja është për shkak të njerëzve jo për shkak të tokës ose territorit”, thotë Kryeministri Haradinaj për BBC, Kur kryeministri pyetet nga gazetari i BBC’së nëse është i gatshëm për të dhënë territor Serbisë në këmbim të paqes, kryeministri thotë, ‘për shkak të territoreve kishte tragjedi, kishte luftëra  në Ballkan. Unë nuk jam në favor të një lufte tjetër në rajonin tim’.Sipas kryeministrit Haradinaj, pikërisht çështja e territoreve kishte shkaktuar Kosovës një luftë ku shqiptarët ishin viktima.“E gjithë bota u përpoqën që të ndalnin çfarë po ndodhte atëherë dhe unë jam shumë kundër marrëveshjeve për kufijtë, ndryshimit të kufijve, shkëmbimit të territoreve sepse këto janë arsyet pse kishin ndodhur tragjeditë”./d.m-dritare.net