
Temperaturat deri në 40 gradë. Ja qytetet më të nxehta!
E Mërkurë 16 Korrik 2025, 07:07
Dritare.net
Edhe sot vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në mesditë do të ketë zhvillim të vranësirave, veçanërisht në zonat malore.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 38°C në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat dhe Fier. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina mund të arrijë deri në 8 m/s. Valëzimi në det do të jetë mesatar, me forcë 2-3 ballë./L.F-dritare.net

















