
Rama viziton Schwarz Group në Gjermani: Investime të reja për Shqipërinë
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në selinë e Schwarz Group, një prej kompanive më të mëdha gjermane dhe botërore, me rreth 600 mijë punonjës në të gjithë globin.
Në këtë takim, ku pjesë ishte edhe Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, u prezantua aktiviteti shumëplanësh i grupit, që përfshin zinxhirët e njohur si Lidl dhe Kaufland.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e Schwarz Group shprehën interesin konkret për investime në fusha të ndryshme në Shqipëri, duke e cilësuar vendin tonë si një kyç rajonal me potencial të madh zhvillimi.
Kryeministri ndau me ndjekësit edhe një fotoalbum nga kjo ditë duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë dhe duke përçuar mesazhin e rëndësishëm të forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë./L.F-dritare.net

















