Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama publikon grafikun: Reformat kanë dhënë rezultate, ja si e vlerësojnë tregjet ndërkombëtare ekonominë tonë

Rama publikon grafikun: Reformat kanë dhënë rezultate, ja si e
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në fb ka treguar një grafik i cili sipas tij tregon vlerësimin që i bëjnë tregjet ndërkombëtare financave dhe ekonomisë shqiptare.

Rama shkruan se ku grafik tregon përmirësim në ekonominë shqiptare duke qenë se reformat sipas tij kanë filluar të japin rezultate.

Postimi i plotë:

Kam vënë re se grafikët nuk e tërheqin njëlloj si imazhet e tjera vëmëndjen e miqve të këtij rrjeti.

Por ky grafik ka një rëndësi të posaçme dhe ia vlen një moment përqendrim. Është grafiku i vlerësimit që i bëjnë tregjet ndërkombëtare ekonomisë dhe financave shqiptare.

Në të majtë të grafikut, pika prej 5.75% (norma e interesit) është pasqyrë e perceptimit të tregjeve për borxhin publik shqiptar dhe financat e Shqipërisë, nga tregjet financiare ndërkombëtare një vit më parë.

Në të djathtë të grafikut, që siç e shihni shkon në ulje të vazhdueshme është perceptimi sot, që tregon një përmirësim të qenësishëm në ekonominë e në financat e Shqipërisë; çka e përcjell vendin tonë në pasqyrën e tregjeve financiare ndërkombëtare, me një pozitivitet të konsiderueshëm edhe në raport me vende të tjera të rajonit apo më gjërë.

Ky grafik u tregon tregjeve se për shkak të reformave, Shqipëria ka mundur të financojë borxhe të vjetra, të shtrenjta e afatshkurtra, me instrumenta efikasë, më të sigurt, më të lirë, më afatgjatë, e me më pak rrezikshmëri. Që do të thotë se ky vend sot nuk ka më asnjë rrezik të paparashikueshëm financiarisht.

Reformat kanë nisur të japin rezultate dhe falë reformave, reputacioni ekonomik e financiar i vendit ka një përmirësim të dukshëm e të pamendueshëm vetëm tre vjet e pak më parë.