Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama për presidenten e re të Kosovës: Suksese në një kohë sfiduese për rajonin dhe Europën

Rama për presidenten e re të Kosovës: Suksese në një

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi, Rama e cilësoi zonjën Justina Shiroka-Pulën si “akademiken e mirënjohur” dhe i përcolli urimet për detyrën e re, në një periudhë që ai e përshkroi si sfiduese për Kosovën, rajonin dhe Evropën.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën”, shkroi Rama.

Në përfundim të mesazhit të tij, kryeministri shqiptar i uroi suksese presidentes së re dhe Kosovës.

“Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën, zonja Presidente”, përfundon postimi i Ramës.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës me 81 vota në Kuvend dhe më pas bëri betimin kushtetues./L.F-dritare.net