Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kurti pas zgjedhjes së presidentes: Institucione stabile, do të punojmë për ish-krerët e UÇK-së në apel

Kurti pas zgjedhjes së presidentes: Institucione stabile, do të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës dhe miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale Kurti shprehet se Kosova ka institucione stabile, ndërsa do të vijojnë punën për të liruar ish-krerët e UÇK-së.

"Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile. Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel.

Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!

Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve", shkroi Kurti.