Rama mbledh të shtunën në 10:00 Asamblenë e PS!
Dritare.net

Asambleja e PS-së, e parashikuar për t’u mbledhur të shtunën (14 nëntor), do të mbahet jashtë Tiranës, në një resort në Gjirin e Lalzit.
Punimet pritet nisin në orën 10:00.
Ngjarja vjen në një moment të disa zhvillimeve politike. Së fundmi, Shqipëria mori në dorë progresraportin e Komisionit Europian lidhur me negociatat për anëtarësimin dhe udhërrëfyesin.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i PS, është akuzuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli, se ka urdhëruar transferimin e tij në burgun e Fierit. Sipas Veliajt, përmes Toni Gogut, i janë dërguar kërkesa për të pranuar përfshirjen në protesta, dorëheqje nga bashkia dhe përfaqësimi prej Plarent Ndrecës.
Ndërkohë, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 9 majin 2027 për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky zhvillim pasoi edhe miratimin e reformës territoriale sipas hartës së propozuar nga socialistët, me 46 bashki (15 bashki u reduktuan).
Gjithashtu, prej tetorit, protestuesit vijuan me tubime që u përshkallëzuan në akte dhune duke djegur institucione, banka e biznese. Këto veprime sollën përplasje të forta me protestuesit dhe policinë, arrestime e deri në miratimin e aktit normativ për tubimet.