Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Tiranë

Kryeministri Edi Rama po mban mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste.

Rama ka mbërritur në Vilën e Kuqe rreth orës 17:00, ndërsa në takim janë të pranishëm edhe disa prej këshilltarëve të tij, mes tyre Etilda Gjoni, si dhe drejtori juridik. Pjesë e mbledhjes mësohet se është edhe drejtori i AKSHI-t, Igli Tafa.

Takimi zhvillohet pas mbledhjes dyditore të zhvilluar në Pogradec dhe mbledhjes së djeshme të qeverisë.

Në perimetrin përreth Vilës së Kuqe ka prani të konsiderueshme të forcave të Policisë, të cilat po kujdesen për sigurinë dhe mbarëvajtjen e takimit.

Kryesocialisti pritet t’u japë drejtuesve politikë udhëzimet për takimet që duhet të nisin në zonat e tyre elektorale, me qëllim shpjegimin te strukturat e PS-së të dokumenteve strategjike të mazhorancës qeverisëse, “Besën” dhe “Praninë Besnike”./K.C/dritare.net