Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Ja harta e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në gjithë Shqipërinë!

Rama: Ja harta e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar një video ku tregon hartën e investimeve të qeverisë, për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug.

Sipas të dhënave të publikuara nga shefi i qeverisë, në lotin e parë, përfitues do të jenë 15.883 banorë në 16 fshatra në juglindje të Shqipërisë. Te loti i dytë përfitues do të jenë 16.609 banorë të 30 fshatrave në verilindje të Shqipërisë. Në lotin e tretë do të furnizohen me ujë 8 fshatra në jugperëndim , ndërsa në lotin e katërt do të furnizohen 18 fshatra në rajonin qendror. /E.B-dritare.net

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2149245375382029/