
Rama: Brenda këtij viti miratohet Reforma Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE
Dritare.net

Më tej Rama tha se në Parlament ka opozitë, dhe shtoi se është dhe një karrige bosh për opozitën jashtë parlamentare.
Brenda këtij viti reforma do të jetë miratuar sipas rekomandimeve të OSBE, tha kryeministri.
“Reformën do ta bëjmë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces dhe do ta votojmë sikundër përcaktohet edhe në pikën përkatëse të parlamentit gjerman në parlament. Dhe në parlament në dijeninë time ka një opozitë e cila është e përfshirë në komisionin e reformës zgjedhore, ku ka edhe një karrige bosh për miqtë tanë të opozitës jashtë parlamentare dhe është në të drejtën e tyre të ulen apo të mos ulen në atë karrige, por ne nuk do presim dhe brenda këtij viti do të miratojmë reformën zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Ne do vijojmë procesin dhe me ata që do të binden do votojmë reformën zgjedhore.” u shpreh Rama./E.B-dritare.net

















