Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Bishtat me azil të Francës, nuk kishin lidhje me negociatat!

Rama: Bishtat me azil të Francës, nuk kishin lidhje me negociatat!
Kryeministri Edi Rama, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ka folur sërish për refuzimin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Rama tha se vetëm Franca dhe Holanda kanë qenë kundër, asnjë shtet tjetër. Më tej shefi i qeverisë shtoi se bishtat me azil për të cilët fliste presidenti francez Emmanuel Macron, nuk kishin lidhje me negociatat.

“Nuk ka pasur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka pasur vetëm dy vende kundër si Holanda dhe Franca, asnjë tjetër. Ka pasur një shumicë vendesh pro, por pa kushte. Franca ka një pozicion që nuk ka asnjë lidhje me Maqedoninë e Veriut apo me Shqipërinë, por ka lidhje me një qasje komplet tjetër më qasjen gjermane. Presidenti i Francës bën politikë të brendshme, ato bishta me azil janë për audiencën në Francë dhe nuk ka lidhje fare me procesin e negociatave”, tha Rama./E.B-dritare.net