
Qytetarët indinjohen pas ndërprerjes së sinjalit të Ora News nga Digitalb
Dritare.net

Qytetarët ankohen pasi kanë paguar për shërbimin e kërkuar dhe tani po përballen me errësirën e imponuar nga një ndërprerje e njënashme e kontratës me platformën e transmetimit.
Madje kishte nga ata qytetarë të cilët kërcënuan se do te hidhnin ne gjyq kompaninë që ofronte shërbimin pasi nuk ka raspektuar kontratën me secilin qytetar.
Ndërkohë shumë të tjere kanë kontaktuar me studiot e Ora News përmes mjeteve të tjera të komunkimit duke shprehur pakënaqësinë e tyre për ndërprerjen e transmetimit të këtij televizioni nga ana e Digitalb.
Ku gjendet sinjali i Ora News
Sinjalin e Ora News mund ta gjeni në të gjithë kabllorët e Shqipërisë.
Për ata që kanë aparat marrës satelitor Hd mjafton një kërkim manual:
Eutelsat
Frekuenca 11427
Modulimi DVB-S2
Sec- 3/4 simbol rate 27 500
Polarizimi vertikal
Për ata teleshikues që nuk u shfaqen frekuencat tona në ekranin e tyre, duhet të telefonojnë në numrat: 069 600 70 17 dhe 069 600 70 42.
Ndërsa, për ata që kanë aparat Tring, mjafton të bëjnë azhornimin e aparatit dhe do t'ju listohet kanali i Ora News free./Oranews.tv

















