Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pyet Logopeden/ Djali është me autizëm, a shërohet kjo sëmundje?  

Pyet Logopeden/ Djali është me autizëm, a shërohet kjo
Përshëndetje, si jeni? Urime për detyrën që keni nisur! Kam një problem, mua djali nuk më flet, është 3-vjeç. E kam çuar për vlerësim te mjeku neuropediatër që 1 vjec e gjysmë dhe më ka thënë që ka element të autizmit. E kam trajtuar me terapi gjatë kësaj kohe por jo ndoshta shumë  intensive dhe është pak më mirë ka filluar të thotë fjalë. Të lutem çfarë më sugjeron? T’i shtoj orë me logoped më tepër? Në kopësht kur mund ta coj? A shërohet autizmi?

Berjana Molla , Logopede, QSUT, përgjigjet :

Përshëndetje, ju falënderoj për konsideratën dhe ju përgëzoj që keni mundur të më shkruani. Autizmi është çrregullim neurobiologjik i zhvillimit, është i lindur dhe e shoqëron fëmijën gjithë jetën. Për fat të keq shkenca nuk ka ende një rezultat në lidhje me shkakun e tij dhe mjeti i vetëm i trajtimit mbetet terapia.

Pra Autizmi përmirësohet ndjeshëm  me anë të terapisë, por nuk kurohet  plotësisht. Për fat të mirë ju e keni vënë re shpejt dhe e keni cuar në kohë për vlerësim dhe trajtim, për këtë ju përgëzoj jashtëzakonisht shumë.

Ju them për fat të mirë pasi trajtimi që në moshë të vogël sjell rezultate të mira, por që hallkat e zinxhirit moshor të zhvillohen si duhet dhe me hapa të shpejtë duhet një bashkëveprim i fortë mes fëmijës, prindit dhe ekipit multidisiplinar (mjeku, psikologu, logopedi, mësuesi ndihmës).

A duhet një terapi më intensive ?! Po patjetër sa më shumë të jëtë e mundur, por gjithmonë duke u kordinuar me ekipin e plotë . A duhen më shumë seanca me logopedin?! Nuk më thatë  çfarë terapie ndiqni deri tani, por për sa i përket rehabilitimit logopedik tek Autizmi do isha pro realizimit të terapisë ABA (Analiza e aplikuar e sjelljes) e realizuar qoftë dhe nga logopedi por i trajnuar. Kjo terapi e realizuar mirë, i përfshin të gjitha, logopedi, terapi zhvillimi etj.

Gjithashtu më pyesni nëse duhet ta coni në kopësht?! Po, do ju kërkoja ta fillonit menjëherë, në fillim të paktën dy orë në ditë por duke e shoqëruar gjithmonë me një mesuese ndihmëse, e cila duhet të koordinohet nga ekipi që ndjek djalin tuaj./dritare.net

*Për çdo pyetje ose këshillë ju mund të kontaktoni me logopeden Berjana Molla, në adresën e emailit : [email protected]