Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Publikoi foton e një vajze mbipeshë, Blerina Bombaj e fshin pasi sulmohet nga komentuesit

Publikoi foton e një vajze mbipeshë, Blerina Bombaj e fshin pasi
Dietologia Blerina Bombaj ka publikuar së fundmi një fotot në instagram, ku shihen 3 meshkuj që mbajnë në krahë tre femra, dhe një vajzë mbipeshë që i qëndron para një mashkulli tjetër.

Deri këtu, gjithçka është në rregull, por mbishkrimi që i ka vendosur dietologia fotos ka bërë që komentuesit të “shpërthejnë” ndaj Bombaj.

“Dikush t’i tregojë kësaj vajzës së mesit që zgjidhja është Blerina Diet. Kush nuk e merr dot me humor këtë status, të kalojë në faqe tjetër për moralin” , ka shkruar ajo në postimin e saj.

Komentuesit kanë akuzuar dietologen me dhjetëra komente poshtë fotos, çka ka detyruar atë të fshijë menjëherë postimin.

“Po nëse ndihet mirë ashtu siç është?! Pse duhet ti heqim njerëzve dëshirën e të ushqyerit sipas dëshirës?”, i shkruan njëra nga ndjekësit.

“Ky postim është mjaftë ofesniv, ajo ndoshta ndihet mirë me trupin e saj dhe ti sje askush për ta gjykuar.”, është një tjetër koment./ I.M-Dritare.net