

Nëse ne dëshirojmë të përmirësojmë nivelin e kompetencave të personave në pozicione drejtuese, duhet fillimisht të përmirësojmë kompetencat tona për gjykimin dhe zgjedhjen e tyre, veçanërisht nëse ata janë burra, thotë psikologu organizativ Tomas Chamorro-Premuzic.
Keni punuar ndonjëherë me njerëz që nuk janë aq të aftë sa ata mendojnë?
Kjo gjetje do të vijë si befasi për shumicën prej jush, por statistikisht, këta njerëz kanë më shumë gjasa të jenë meshkuj sesa femra. Burrat zakonisht mashtrojnë më shumë për talentet e tyre, sesa gratë. Gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të kenë sukses në karrierë e tyre. Kjo sepse ata dinë sesi t'i mashtrojnë njerëzit, duke i bindur se janë më të mirët.
Unë jam një psikolog organizativ dhe kam përdorur shkencën dhe teknologjinë për të parashikuar dhe kuptuar sjelljen njerëzore në punë. Një nga fushat që më intereson, është marrëdhënia midis gjinisë, personalitetit dhe lidershipit. Pra, si gjinia dhe personaliteti formësojnë zgjedhjet tona për liderët dhe sesi ata që ne zgjodhëm ndikojnë në organizata/kompani.
Diskutimet për gjininë kanë tendencë të përqendrohen në nënpërfaqesimin e grave në udhëheqje, e cila, për fat të keq, është pak a shumë universale.
Por një problem më i madh është fakti që shumica e udhëheqësve janë jokompetentë. Në të vërtetë, qoftë në biznes apo politikë, udhëheqësit jokompetentë kanë efekte negative tek vartësit e tyre, duke shkaktuar nivele të ulëta të angazhimit, besimit dhe produktivitetit si dhe nivele të larta të stresit. Thjesht po të kërkosh në Google duke e nisur fjalinë me "shefi im është..." do të shihni se çfarë mendojnë menaxherët për shefat e tyre. Fjalia do të plotësohet me fjalë të tilla si "i çmendur, abuziv, i padurueshëm" etj.
Pra, pyetja kryesore që ne duhet të bëjëmë është, jo pse nuk ka gra që udhëheqin, por pse këta burra të paaftë udhëheqin?
Ekzistojnë tre arsye kryesore: E para është paaftësia për të bërë një dallim mes besimit dhe kompetencës. Në të gjithë kulturat dhe vendet, ne priremi të mendojmë se njerëzit që kanë besim te vetja janë më të aftë për udhëheqje, por si çdo fushë talenti, përfshirë dhe udhëheqjen, ka shumë mbivendosje mes besimit (sa njerëz të mirë mendojmë që janë) dhe kompetencës (sa vërtet të mirë dhe të aftë janë).
Arsyeja e dytë është dashuria jonë për njerëz karizmatikë, veçanërisht pas shpërthimit të medieve masive në vitit '60. Kjo është shtuar dhe më shumë me digjitalizimin. Duket se të gjithë duam që udhëheqësit të jenë simpatikë dhe interesantë, por siç shumica prej nesh e dinë, ekziston një dallim i madh mes një drejtuesi efektiv dhe të qenit i pashëm. Në fakt, udhëheqësit më të mirë janë modestë dhe jo karizmatikë.
Kjo është arsyeja pse nuk kemi filma me liderë perfektë. Për shembull, imagjinoni një film me Angela Merkle- ajo zgjohet, ha mëngjes me bashkëshortin e saj, shkon në takime, lejon të tjerët t'i flasin pa i ndërprerë, merr vendime racionale dhe nuk ka asnjë skandal për të. Por, ekziston një tepri e filmave biografikë, me udhëheqës joshës e karizmatikë që kanë një anë të errët, që në fund mbyllet me shkatërrimin e kompanisë.
Arsyeja e tretë dhe e fundit për rritjen e numrit të burrave të paaftë në pozicione drejtuese është paaftësia jonë për t'u rezistuar narcistëve. Ne gjithmonë kemi admiruar njerëz të famshëm, por pëlqimi ynë për njerëzit që adhurojnë veten e tyre, është rritur dekadat e fundit. Me këtë ritëm, brezat e ardhshëm do të shikojnë përsëri Kim dhe Kanye dhe do të thonë: "Uau! Ata kanë qenë shumë modestë?"
Po të vini re, sot promovohen këshilla të liderëvë narcistë, si për shembull: "Duaje veten, pavarësisht gjithçkaje", "Mos u shqetëso për atë çfarë mendojnë njerëzit për ty", ose "Nëse mendon se je i shkëlqyer, ti je". Fatkeqësisht kjo krijon një tepri të liderëve që nuk janë të vetëdijshëm për kufizimet e tyre dhe janë të kënaqur padrejtësisht me veten. Ata e shohin udhëheqjen si një të drejtë, ju mungon empatia dhe vetëkontrolli. Kështu, përfundojnë të bëjnë veprime pa integritet dhe të ndërmarri rreziqe të pamatura. Nga ana tjetër, udhëheqësit më të mirë e mbajnë nën kontroll narcizmin e tyre. Ata kujdesen shumë për njerëzit e tjerë dhe kalojnë shumë kohë duke u shqetësuar për reputacionin e tyre. Kjo është arsyeja pse kanë shumë pak skandale.
Pra, si t'i ndalojmë burrat e paaftë të bëhen liderë?
Zgjidhja e parë është të kërkoni cilësitë që vërtet e bëjnë një njeri udhëheqës të mirë. Ekziston një mospërputhje patologjike midis atributeve që na joshin te në një udhëheqës dhe atyre që janë të nevojshme për një lider efektiv. Nëse duam të përmirësojmë performancën e drejtuesve tanë, ne duhet të përqendrohemi te tiparet e duhura. Duhet të provojmë se janë kompetentë, të përulur dhe me integritet. Rastësisht, kjo do të çonte në një numër më të lartë të femrave udhëheqëse sesa meshkujve. Studimet shkencore tregojnë se gratë rezultojnë më kompetente, të përulura dhe me integritet.
Zgjidhja e dytë është mosbesimi ndaj instikteve tona. Shumica prej nesh e duan intuitën vetjake, por duhet të dini që nuk jemi aq intuitivë sa mendojnë. Intuita është pak a shumë si sensi i humorit. 90% e njerëzve mendojnë se kanë një sens fantastik humori, por në realitet vetëm një përqindje e vogël e ka. Pavetëdija rrallë mund t'ju ndihmojë të injoroni një person tërheqës. Në fakt, sa më shumë të përpiqeni të shtypni disa mendime, aq më të pranishme bëhen.
Nëse duam të përmirësojmë cilësitë e liderëve tanë dhe të ndihmojmë sa më shumë gratë që të udhëheqin, ajo që ne duhet të bëjmë është të ulim standardet tona kur zgjedhim gratë. Kjo do të thotë të mos u kërkojmë grave të sillen si burrat, duke u marrë më shumë me vetë-promovimin.
Sidoqoftë, përmirësimi fillon me secilin prej nesh. Nëse duam të përmirësojmë nivelin e kompetencave të liderëve tanë, së pari duhet të përmirësojmë kompetencat tona për gjykimin dhe zgjedhjen e drejtuesve, veçanërisht kur ata janë burra./Përshtati nga Ideas.ted.com, Enkeleda Bodini-dritare.net

















